DYLON

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” fitues i garave komunale në volejboll për djem e vajza

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” fitues i garave komunale në volejboll për djem e vajza
Avatar photo Redaksia

Garat komunale në Volejboll për Shkollat e Mesme të Larta

Në sallën e Gjimnazit të Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti ” në Gjilan u mbajtën garat komunale në lojen e Volejbollit për Shkollat e Mesme të Larta.

EkoHigjiena

Pas shumë lojërave të plqyeshme, tejet interesante dhe në prani të një numri të madh të shikuesëve, u arritën këto rezultate:

Vendi i parë – meshkujt : Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti ” Gjilan me trajnerët Blerim Shala dhe Reshat Syla

Vendi i dytë; Shkolla Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” – Gjilan. Trajner: Arben Bislimi.

Vendi i parë – vajzat: Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” – Gjilan. Trajnerë: Reshat Syla dhe Blerim Shala.

Vendi i dytë: “Gjimnazi shoqëror ,,Zenel Hajdini” – Gjilan. Trajner: Muhib Sahiti.

Afrim Selimi, kryetar i Sportit Shkollor për Gjilan ka thënë se organizimi ishte shumë i mirë, më të mirët u shpërblyen me mirënjohje, kurse fituesëve u ka dëshiruar shumë sukses në garat republikane. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.