DYLON

Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” shënoi 50 vjetorin e pavarësimit

Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” shënoi 50 vjetorin e pavarësimit
Avatar photo Redaksia

Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti, sot ka shënuar Ditën e Shkollës, njiherit 50 vjetorin e pavarësimit të këtij Gjimnazi, ku në vitin 1972-73, u pavarësua nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Në këtë manifestim , të pranishëm ishin strukturat komunale, veteran të arsimit, personalitete nga jeta publike e institucionale, profesor, nxënës e qytetar të tjerë.

EkoHigjiena

Një fjalë rasti e mbajti zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, i cili mes tjerash tha se është nder dhe kënaqësi e veçante që në emër të institucioneve komunale të Vitisë, dhe në emër të qytetarëve të kësaj komune, të shpreh urimet me rastin e Ditës së Shkollës, respektivisht Besëlidhjes së Lezhës, që në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare.

“Mësimet e Kuvendit të Lezhës dhe vendimeve të tij, modeli i bashkimit dhe mënyra e bashkëpunimit, janë kurdoherë si pikë referimi për ndërtimin e së tashmes dhe së ardhmes sonë të përbashkët. Sot, kjo shkollë që mban emrin e Kuvendit të Lezhës, shënon 50 vjetorin e pavarësimit të Gjimnazit në Viti, vit ky jubilar, ku që nga viti 1972, pjesë e këtij institucioni kanë qenë me qindra mësimdhënës, udhëheqës, staf administrativ e punëtor teknik , të cilëve u shpreh falënderimin tim më të thellë, e admirimin tim më të madh, për kontributin në edukimin dhe formimin qytetarë të fëmijëve tanë. Gjimnazi Kuvendi i Lezhës, ka qenë dhe mbetet vatra e dytë e ngushtë familjare ,vatra e dijes dhe e formimit profesional e fëmijëve tanë”, tha Aliu.

Një fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e Arsimit në Viti Arta Ajeti, Sami Hoxha drejtor i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan dhe drejtori i Gjimnazit ‘Kuvendi i Lezhës” në Viti Mujë Tafa.

Me rastin e Ditës së Shkollës, u bë edhe promovimi i librit të Prof. Ass. Dr. Nexhmedin Bardhi, “Shkollat shqipe në Anamoravë, Arsimi i mesëm 1969/2023 Gjimnazi Kuvendi i Lezhës. E në pjesën e dyte të manifestimit, u shfaq edhe një program artistik nga nxënësit e shkollës, për të pranishmit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.