Gjimnazi” Kuvendi i Lezhës “ në Viti së shpejti do të bëhet me fushë sportive
/2L ONLINE/ – Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti së shpejti do të bëhen me fushë sportive, pasi që sot kanë filluar punimet në ndërtimin e kësaj fushe vlera e së cilës është rreth 10 mijë euro dhe financohet me mjete vetanake të Komunës së Vitisë. Në ceremoninë e përurimit të fillimit të këtyre punimeve kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor , personeli arsimor i kësaj shkolle në krye me drejtorin e saj Gasper Demaj, të cilët e mirëpritën këtë projekt pasi që theksuan se kjo shkollë është ballafaquar me mungesë të hapësirës për aktivitete sportive në veçanti për vijimin e mësimit në lëndën e Edukatës Fizike.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë ceremonisë së përurimit të fillimit të punimeve në fushën e hapur sportive të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës “ në Viti tha se një fushë e tillë sportive i ka munguar që moti kësaj shkolle duke potencuar se me këtë projekt krijohet hapësirë për rekreacion dhe sport.
“Mendoj se me këtë investim kemi për një planifikim të qëlluar pasi që ka munguar poligoni sportiv dhe krahas kësaj ne kemi punuar në poligonat sportive të shkolla teknike me qëllim që nxënësit shollave të mesme të kenë hapësirë për rekreacion dhe sport pasi që brezi i mesëm është brezi që premton më së shumti dhe këtu është zanafilla e krijimit të bazës sportive.” U shpreh Haliti.
Ndërkaq ai paralajmëroj që Komuna e Vitisë do të vazhdoj të me rregullimin e fushave sportive edhe nëpër shkolla të tjera të kësaj komune. Ndërkaq Gasper Demaj, Drejtor i kësaj shkolla tha se deri me tani nxënësit dhe mësimdhënësit e edukatës fizike janë ballafaquar me probleme pasi që ka munguar hapësira për vijimin e procesit edukativ e arsimor në fushën e edukatës fizike.
“Asnjëherë nuk jemi ndier më keq sesa atëherë kur fillonte ora e edukatës fizike pasi që kuadrat tanë nuk kanë pasur mundësi që asnjë orë të zhvillojnë sipas plan programit të paraparë.” U shpreh Demaj.
Ai falënderoj përfaqësuesit e Institucioneve Komunale për këtë projekt dhe investime të tjera të cilat ndërlidhën me këtë shkollë./2L ONLINE/
