/2L ONLINE/ – “Për nderë të ditës së shkollës të Gjimnazit “Ismail Qemali” në Kamenicë, Drejtori i DKA-së Agim Shkodra, e ka uruar stafin dhe nxënësit e kësaj shkolle. E, urimet për ta, i ka përcjellë edhe në emër të kryetarit të komunës z. Begzad Sinani, si dhe të stafit të DKA-së.
“Më këtë rast kujtojmë sakrificën e Kombit Shqiptar ndër shekuj, kremtojmë festa të shumta të nëntorit Shqiptar siç është, ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar nga heroi ynë Gjergj Kastrioti më 1443, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 1912, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, daljen në skenë të UÇK-së. Urojmë suksese dhe punë të mbarë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit”, ka thënë drejtori Shkodra. /2L ONLINE/