Imran Haziri, ka mbrojtur me sukses temën e diplomës dhe ka marrë titullin magjistër i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapsionor.
Haziri, i cili është edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij.
Postimi i plotë:
Sot me datë 24.04.2023 mbrojta me sukses Temën e Masterit me titull “Universiteti Kadri Zeka”, si pjese e projektit: Projektimi i Kampusit Universitar në qytetin e Gjilanit dhe mora titullin: Magjister i Arkitektures dhe Planifikimit Hapesinor.
Falenderoj familjen time për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë, poashtu Mentorin e temes:Prof Dr Ferhat Bejtullahu , Komisionin ne përbërje,Prof Dr. Arber Sadiki , Prof Dr. Bekim Ceko dhe Prof.Dr Lulzim Beqiri njëherit Dekan i Fakultetit si dhe gjithë kolegët për bashkpunimin e dhëne gjate këtij rrugëtimi .
Shpresoj se me kete titull të fituar do të mund të jap kontributin tim në zhvillimin edhe më të madh të qytetit të Gjilanit.