DYLON

Gjilanit i shtohet edhe një doktor shkence

Gjilanit i shtohet edhe një doktor shkence
Avatar photo Redaksia

Komunës së Gjilanit i shtohet edhe një doktor shkence. Ai  është Blerim Haziri dhe këtë lajm të mirë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në profilin e tij.

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

Falënderimi i takon Zotit që sot fitova titullin Doktor Shkence me temë të disertacionit: “Vlerësimi i Kontributit Diplomatiko-Humanitar i Shqipërisë për Kosovën nga Suprimimi i Autonomisë e deri te Pavarësimi i saj”.

Hulumtimi do të ishte i pamundur pa ndihmen e profesorëve, miqve, shokëve dhe familjarëve, prandaj e ndjej për obligim t’i falënderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë drejtim, por një falënderim i veçantë i dedikohet profesorin tim mentor Dr. Abdulla Azizi si dhe anëtarëve të tjerë të komisionit.

Po ashtu i jam mirënjohës të gjithë respondentëve dhe sidomos të intervistuarve që pa hezitim u përgjigjen në pyetjet e kërkuara për hulumtim, si dhe të gjithë Institucioneve Shtetërore të Shqipërisë për lehtësimin e procedurave gjatë hulumtimit, sidomos mirënjohje e veçantë për personelin e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.