Me datën 07.07.2021 Gjilanit iu shtua edhe një doktor i shkencave teknike – fusha e ndërtimit.
Prof. Dr. Naser Morina inxhinier i ndërtimtarisë mbrojti temën e Disertacionit të Doktoratës në temën: “Hulumtimi i shkaqeve të dëmtimit të urave të betonit në rrugët shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe ndërmarrja e masave për minimizimin e tyre”, në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Ndërtimtarisë – departamentin i Konstruksioneve.
Profesor Morina është në ndër doktorët e parë në Republikën Kosovës që iu ka qasur studimit të menaxhimit dhe dëmtimit të urave të betonit në Republikën e Kosovës.
Ai tregon për Portlain 2LONLINE.com, se menaxhimi dhe problematika e studimit të urave nga betoni i armuar është një problem kompleksë dhe Republika e Kosovës ka ngecur në këtë aspekt nga vendete rajonit për gjetjen e një sistemi adekuat të menaxhimit. /2LONLINE.com/