Gjilani të premten zhvillon ndeshjen e javës së dhjetë kampionale ndaj KF Feronikelit në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, ndërsa nuk do të llogarit në shërbimet e mbrojtësit, Oltion Rapa.
Kjo pasi, mbrojtësi me shumë mundësi e ka humbur stinorin pas lëndimit të pësuar javën e shkuar në duel me KF Dukagjinin.
Rapa lëndoi ligamentet e këmbës së majtë në një duel me Labinot Jashanicën në minutën e dhjetë të ndeshjes, teksa u detyrua ta braktisë fushën e lojës.
30 vjeçari nga Tepelena do të futet në operim gjatë javës së ardhshme, derisa pritet të mungojë nga 6 deri në 8 muaj.
Për shkak të lëndimit, jashtë fushave ndodhet edhe mbrojtesi tjeter, Ylli Shameti dhe mesfushori Kushtrim Shabani, duke e dërguar në tre kështu numrin e titullarëve që po mjekohen dhe nuk janë në dispozicion të Gentjan Mezanit.