DYLON

Gjilanit do t’i shtohet edhe një xhami e re

Gjilanit do t’i shtohet edhe një xhami e re
Avatar photo Redaksia

Në prezencën e myftiut të Republikës së Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë  dhe kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,  vendoset gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së re në hyrje të Gjilanit.

Në këtë eveniment, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, z. Aliu, ka përgëzuar banorët e kësaj lagjeje për ndërtimin e xhamisë së re dhe ka falënderuar donatorët, të cilët me shumicë janë nga diaspora.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij përshëndetëse, myftiu Naim Tërnava përgëzoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit për fillimin e ndërtimit të xhamisë së 45-të në këtë komunë.

Duke folur për rëndësinë e ndërtimit të xhamive nga besimtarët, ai theksoi hadithin: “Ai i cili ndërton një xhami në këtë botë, Allahu do të ndërtojë për të një shtëpi në xhenet”.

Përveç banorëve të lagjes, në këtë ngjarje morën pjesë edhe dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Fahrush Rexhepi, drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri Bajgora, kryetarët e KBI-ve të Pejës, Vitisë dhe Kamenicës etj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.