Gjilanin sot e pret miqësorja me Teutën e Durrësit

Gjilanin sot e pret miqësorja me Teutën e Durrësit

Skuadra gjilanase e futbollit, SC Gjilani, e drejtuar nga kryetrajneri Sadat Pajaziti, po i vazhdon përgatitjet në Mavrovë të Maqedonisë, ndërkohë që sot e pret miqësorja me skuadrën, SK Teuta nga Durrësi.

Në faqën e tyre zyrtare në FB, zyrtarë të klubit kanë bërë me dije se përgatitjet po shkojnë mirë dhe se lojtarët kuq e bardh stërvitjet po i kryen nga dy herë në ditë, ku po punohet ne aspektin fizik dhe lojën me top.

Sipas zyrtarëve të klubit, përgatitjet po vijojnë në mënyrë të rregullt kurse skuadra sot do të udhëtojë drejtë Ohrit, për t’u ndeshur me skuadrën, SK Teuta nga Durrësi, ndeshja kjo që fillon në ora 17:00.

KOMENTE