DYLON

Gjilani zotohet se shumë shpejt do ta hartoj planin lokal për riintegrim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas vendimit të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për emërimin e grupit punues për hartimin e planit lokal për riintegrim, është mbajtur sot takimi i parë me karakter informues.

Në takimin e udhëhequr nga kryesuesi i Grupit, Burim Elezi, u tha se kusht kryesor për komunat sa i përket liberalizimit të vizave, është hartimi i këtij plani shumë të rëndësishëm.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në këtë mbledhje u dha zotimi se Komuna e Gjilanit, e udhëhequr nga kryetari Haziri, shumë shpejtë do ta miratojplanin lokal për riintegrim.

“Grupi punues për hartimin e planit lokal për riintegrim do të punoj më intensitet të lartë që Komuna e Gjilanit ta ketë një plan fuksional dhe model për komunat tjera”, tha ndër të tjera kryesuesi Burim Elezi./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.