DYLON

Gjilani zgjidhet njëra nga tetë komunat partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”

Gjilani zgjidhet njëra nga tetë komunat partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kjo komunë është zgjedhur në mesin e tetë komunave partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”.

Kryetari Hyseni, pas takimit me përfaqësues të këtij programi, ka thënë se ky aktivitet adreson sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve me cilësi të dobët nga Qeveria e Kosovës duke përmirësuar menaxhimin e financave publike (MFP), me fokus në prokurimin komunal dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies brenda dhe jashtë qeverisë përmes shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave.

EkoHigjiena

Në këtë takim specialisti i pushtetit vendor dhe administratës publike, Jeton Cana, ka shpalosur programin dhe objektivat e projektit i cili do të ofrojë asistencë direkte në institucionet komunale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.