DYLON

Gjilani vizitohet nga të rinjtë e komunës së Ferizajt dhe të Lipjanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e Institutit për Promovimin e Edukimit (IPEDU) dhe në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, Ferizajt dhe Lipjanit po implementohet në këtë trekëndësh të komunave projekti i shkëmbimit të përvojave të të rinjve në fushën e vullnetarizmit.

Në këtë kontekst të rinj nga këto tri komuna po vazhdojnë të kontribuojnë në funksion të krijimit të ligjit për vullnetarizëm, i cili këtë vit pothuajse është përmbyllur.

EkoHigjiena

Mirëseardhje të rinjve nga këto komuna u shprehu Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë së Rinisë së Komunës së Gjilanit, i cili në këtë rast i njoftoi të pranishmit me gjendjen në të cilën është ky sektor, me theks të veçantë tek përparësitë të cilat po krijohen me rastin e krijimit të linjës së veçantë buxhetore të rinisë së Komunës së Gjilanit.

Ndërsa, Ylber Lekaj nga Instituti për Promovimin e Edukimit (IPEDU) shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij të madh për mikpritjen e treguar nga Komuna e Gjilanit, duke shprehur gatishmërinë që si organizatë të vazhdojë me projekte të përbashkëta sikurse ky i fundit, e që është një bashkëpunim i frytshëm ndërmjet komunave tona. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.