DYLON

Gjilani vizitohet edhe nga ministra të vendeve anëtare të BE-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës me bashkëpunëtor ka pritur në një vizitë ministrat e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Letonisë, përkatësisht ministrin Imet Rrahmani dhe ministrin Guntis Beleviq, të cilët i ka informuar në përgjithësi për shëndetësinë primare dhe për nevojat e mbështetjes në krijim të kushteve edhe më të mira në ofrim të shërbimeve shëndetësore.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se sot në Gjilan është një përfaqësim shëndetësor nga Prishtina dhe Letonia, dhe ky është një nder i veçantë që vëmendja jo vetëm e Prishtinës zyrtare dhe e ministrave tonë, por falë tyre, vëmendja dhe vizitat të autoriteteve të larta nga jashtë i është kthyer Gjilanit.

EkoHigjiena

“Jam i nderuar që unë sot në Komunën e Gjilanit kam në vizitë dy Ministra të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Letonisë. Është një nder i veçantë që vëmendja jo vetëm e Prishtinës zyrtare dhe e ministrave tonë, por falë tyre dhe angazhimeve konkrete, vëmendja dhe vizitat në këtë rast të autoriteteve të larta siç është ministri nga Letonia të qëndroj sot në Gjilan. I kam informuar për Gjilanin në përgjithësi dhe për zhvillimet pozitive por dhe angazhimet që jemi duke i bërë në kuadër të përmirësimit të shërbimeve në shëndetësinë primare”, tha ndër të tjerash kryetari Haziri.

Ndërsa nga ana e tij ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani, ka thënë se me ministrin Guntis Belevies, kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në shëndetësi dhe kemi zhvilluar edhe vizita në terren.

“Jemi është në këtë vizitë pune në Komunën e Gjilanit dhe biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis dy shteteve me popullatë afërsisht të barabartë, me GDP dhe shëndetësi afërisht të njëjtë. Ne kemi identifikuar fushat ku mund të bashkëpunojmë e posaçërisht në fushën e shëndetësisë. Shëndetësia në Kosovë ka shënuar përparime në sektorë të caktuar, por edhe sfidat dhe vështirësitë që kemi në segmente të tjera. Tani ne si Kosovë, mund të shfrytëzojmë përvojën e Letonisë pas anëtarësimit në BE, në mënyrë që problemet që kanë pas si shtet para anëtarësimit, të njëjtat neve të mos na përsëriten”, tha ministri Rrahmani, duke shtuar se ne kemi mundësinë të jemi më të përgatitur, kur nisemi te puna që është duke u bërë te projekti i sigurimeve shëndetësore dhe projektet tjera.

Ndërsa nga ana e tij ministri i Shëndetësisë nga Republika e Letonisë, Guntis Belevies, ka thënë se Kosova është një vend shumë i bukur, ndërsa si dy vende kemi shumë ngjashmëri në aspektin shëndetësor, të popullatës, të zhvillimit etj.

“Jam këtu me ftesën e Ministrit Rrahmani. Qëllim është të njohim më mirë sistemin e shëndetësisë, që në shumë aspekte janë të ngjashme me shtetin tonë. Kemi numër të njejtë të popullsisë, GDP të ngjashme, mbështetje të vogël për shëndetësisë në dy shtetet tona që na bëjnë të jemi më të ngjashme në këtë drejtim. Ndërsa udhëtimet që i bëmë, janë në funksion të asaj që të njihemi më shumë për mundësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka thënë ndër të tjerash ministri Beleviq, duke shtuar se në të ardhmen kemi disa qëllime, që do të jenë të mirëseardhura për shëndetësinë e Gjilanit. /2L ONLINE/