DYLON

Gjilani, Vitia, Kamenica… me probleme teknike në uebfaqet e tyre

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Faqet zyrtare të Komunave Gjilan, Viti e Kamenicë, sikurse edhe faqet zyrtare të komunave tjera, ka ditë që janë jashtë funksionit. Cilido i interesuar nëse donë t’iu qaset këtyre faqeve, për të marrë informacion nuk do të mund të ketë qasjen në informata, por në vend të saj ballafaqohen me njoftimin, ndër tjerash, “Network Access Message: The page cannot be displayed”

Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit përmes Ibrahim Ademit ka sqaruar se mos funskionimi i faqes sikurse i çdo komune në Kosovë ka të bëjë me probleme teknike në qendër, pra nuk ka të bëjë me nivelin lokal dhe se derisa të kthehet faqja në funksion, informacionet për aktivitetet ditore të komunës së Gjilanit po dalin përmes faqeve zyrtare në rrjetet e sociale.

EkoHigjiena

https://www.facebook.com/pages/Komuna-e-Gjilanit-Faqja-Zyrtare/1410141205896819?fref=ts

Përndryshe, nga informacionet më të reja në komunikim me qendër, mësohet se shumë shpejtë pritet funksionalizimi i qasjes. Njëjtë është edhe për komunat Kamenicë e Viti. /2L ONLINE/