(2LONLINE) – Pse deri me sot nuk është mbajtur asnjë takim i përbashkët i këtij trekëndëshi kufitar . Do të duhej edhe rinia të organizoj gara në sport dhe fusha tjera si dhe aktivitete tjera e manifestim që e integrojnë këtë trekëndësh kufitar.
Me miliona euro kemi humbur për një dekadë e gjysmë pasi ende Gjilani ka telashe me ujëra të zeza dhe moçalin që ishte krijuar në Lagjen Zabel . Kemi humbur shumë mjete të shprehura në miliona euro si donacione e fonde që jep dhe ndan Këshilli i Evropës për bashkëpunime ndërkufitare . Asnjë rezultat nuk kemi treguar në këtë drejtim, të bëjmë projekte që të konkurrojmë për Këshill të Evropës. Ne, sikur të dimë edhe lumin Morava do të vegullonim që do të kishim përfitime të mëdha në ujitje të bujqësisë dhe sigurim të ujit të pijshëm .
Propozoj, që nga ky vit Gjilani të jetë mikpritëse, seli dhe qendër ku do të mbahen takime, konsulta të përbashkëta ekipeve punuese nga Kamenica, Vitia, Novobërda, Medvegja, Presheva, Bujanoci, Kumanova e Likova .
Ne më herët kemi propozuar që në Gjilan të ngritët një zyrë e përbashkët që do të përbëhet nga ekspert të disa fushave për hartimin e projekteve .
Gjilani është një trekëndësh dhe tri rajone vërtet të bashkohennë kuptimin ekonomik, kulturor të nxitjes për zhvillim të infrastrukturës dhe bujqësisë duke e ngritur-formuar një zyrë të përbashkët që do të përbëhet nga ekspert të disa fushave për hartimin e projekteve për të konkurruar në Këshillin e Evropës për të thithur fonde dhe donacione të saja. /2lonline/
Refik HASANI
autori është ish-këshilltarë Komunal i Gjilanit