Java e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll, për SC Gjilanin solli vetëm një barazim, pasi kjo skuadër në ballafaqim me Suharekën luajti baras (1:1).
Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, në fushën me bar sintetik, lojtarët e udhëhequr nga trajneri Ardian Nuhiu nuk e gjetën dot rrugën e fitores dhe skuadra kuq e bardhë u dashtë të pajtohen me barazim dhe me një pikë të vetme, por të pajtohen edhe me faktin që vazhdon të jetë në pjesën e fundme të tabelës.
Ndonëse vlerësohet se Gjilani ka kualitet përbrenda dhe gjendja aktuale në tabelë nuk është reale karshi këtij potenciali që pretendohet ta ketë ky klub, megjithatë mungesa e fitoreve dhe grumbullimi i më shumë pikëve e thellon gjendjen jo të mirë të kësaj skuadre.
Flitet shpesh nga drejtuesit e këtij klubi për reflektim dhe lojëra të mira që do të sjellin edhe rezultate pozitive, por se 13 javë të luajtura e 14 pikë të grumbulluara, tani për tani e demantojnë një pretendim/arsyetim të tillë.
Sidoqoftë, ka akoma lojë për tu luajtur e ndoshta edhe akoma kohë për reflektim e pikë të grumbulluara, për t’i ikur fundit të tabelës.
Përndryshe, kur jemi te takimi Gjilani – Suhareka, ishte Nikola Stijepoviq që kaloi Suharekën në epërsi, në minutën e 31-të, ndërsa Gjilani barazoi pesë minuta më vonë përmes golit të shënuar nga Senad Jaroviq.
Na këto 13 ndeshje të deritanishme Gjilani ka grumbulluar vetëm 14 pikë duke u renditur në vendin e tetë. I mbetet në takimet tjera ta gjej formulën e këndelljes. /2LONLINE/