Gjilani vazhdon përgatitjet intensive parasezonale

Gjilani vazhdon përgatitjet intensive parasezonale

Sc.Gjilani po vazhdon përgatitjet parasezonale në Mavrovë të Maqedonisë Veriore. Si edhe ishte paraparë, atje janë të gjithë futbollistët, përvec dy përforcimeve të reja në këtë afat kalimtar.

Përgatitjet intensive po vazhdojnë nga dita e parë e arritjes në Mavrovë, ndërsa kuq e bardhët do të zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese miqësore në këtë fazë të përgatitjeve.

Gjilani udhëtoi pa dyshen Keita Aziz dhe Keita Razak, të cilët për shkak të dokumentacionit dhe procedurave të tjëra nuk mund t’i vijojnë përgaditjet me ekipin e ri.

Në listën e futbollistëve udhëtues përpos transferimeve te fundit dhe futbollistëve nga edicionet e kaluara, risit janë Jurgen Peqini dhe Muhamet Dubova të cilët po qëndrojnë në prova disa ditore në klubin e Gjilanit dhe tre futbollistët nga akademia e klubit, Aulon Korbi, Lavdrit Mehmeti dhe Blend Jakupi, të cilët i janë bashkangjitur ekipit të parë në këtë fazë të përgaditjeve.

Ekspedita e udhëhequr nga trajneri, Gentjan Mezani do të qëndroj për 7 ditë në Maqedoninë e Veriut dhe pas Mavrovës skuadra do të kryej edhe një fazë tjetër të përgatitjeve parasezonale, për kampionatin e ri në Superligën e Kosovës, jasht qytetit të Gjilanit.

KOMENTE