Gjilani vazhdon përgatitjet, gjendja e futbollistëve stabile

Gjilani vazhdon përgatitjet, gjendja e futbollistëve stabile

Kf.Gjilani duket se i ka të qarta objektivat e klubit dhe cakun. Kjo pasi ata nuk i ndalin përgatitjet parasezonale që nga rikthimi i tyre nga faza përgatitore në Shqipëri.

Në kuadër të përgaditjeve për edicionin pranverorë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, Gjilani edhe vazhdoi me ritme të larta stërvitjet, të cilat u mbajtën tek fusha ndihmëse me bari artificial në Gjilan.

“Gjendja futbollistëve para rifillimit të kampionatit është stabile, ku vlenë të ceket se lodhja dhe problemet muskulare që kishin ata është lënë në harresë, kurse stërvitjeve në grup i është bashkangjitur edhe Kushtrim Shaba,ni i cili kishte probleme muskulare ku tanimë ai po përgaditet së bashku me bashkëlojtarët për startin e pjesës pranverore”, thuhet në njoftimin e klubit

Gjilani po vazhdon stërvitjet edhe sot në lokacionin e njejtë. Kf.Gjilani aktualisht është në pozitën e katërt me 27 pikë, ndërsa pritet të fillojë sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

KOMENTE