DYLON

Gjilani vazhdon me lirimin e hapësirave publike të uzurpuara

Gjilani vazhdon me lirimin e hapësirave publike të uzurpuara
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të uzurpuara.

Gjatë ditë, sot është bërë rrënimi i një muri  në rrugën “Motrat Qiriazi” e lagjes “Rruga e Prishtinës”, ku muri  është ndërtuar në rrugën publike të paraparë me planin detal urban si rrugë publike, pronë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se do të rrënohen të gjitha ndërtimet që janë bërë në pronën publike, derisa uzurpatorët do të përballen me pasojat që dalin nga ligjet në fuqi.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.