DYLON

Gjilani, ujërat e zeza dhe premtimet e kota të LDK-së

Gjilani, ujërat e zeza dhe premtimet e kota të LDK-së
Avatar photo Redaksia

PESHKU N’DETI E FERTERJA (TIGANI) N’ZJARR!

Ju, LDK e Gjilanit, me llafamanin kronik Lutfi Hazirin, sa zhurmën e keni bë qe 6 vite me “trajtimin” e ujërave të zeza të Gjilanit sa vështirë gjendet dikush nga banorët tanë me ju besue çkado që thoni tash e tutje rreth këtij projekti kaq të nevojshëm për qytetarët e komunës.

  Nga: Qemajl MUSTAFA  

EkoHigjiena

Ndërsa jabanxhijtë kishin me mendue që ju tashmë këtë punë e keni bë “fet” sepse e kanë dëgjue komunën nëpër media tue u marë qe sa vite me këtë projekt “madhor” të saj.

Ju, binomi Luta e LDK, tashmë zëshëm dhe disa herë, e keni lansue në publik marrëveshjen me BERZH për financimin e këtij projekti rreth tridhjetë milionësh.

Keni thënë, kjo është punë e kryer dhe se pritet vetëm fillimi i ekzekutimit të këtij projekti aq domethënës për komunën.

Unë personalisht, nuk ju pata besue, sepse, e njoh mirë lehtësinë me të cilën ju i bëni këso “shërbime” të shpeshta dhe “egzotike” qytetarëve të Gjilanit. Çfarë të them me këtë rast përveç: Vaj halli për ne të gjithë që ju kemi në krye të komunës e sidomos, vaj halli për ata që kanë vrapue me ju pru në pushtet dhe ju kanë besue me votë.

Kurrë, bash kurrë nuk e keni meritue udhëheqjen e komunës. E shtetin, për fat të mirë, nuk e keni pasë as rastin me e udhëheqë sepse do të ishte larg më keq se që është. Thjesht, jeni të pa vullnet e të lodhtur me e udhëheqë një komunë të madhe e komplekse qysh është Gjilani.

Kjo zonja deputete e LDK (që don me u penzionue në kuvend me votat e qytetarëve të saj të papunësuar, të përbuzur e të lënë si mos më keq) qënka thirrë edhe në do deputetë të PDK nga Anamorava të cilët nuk paskan votue në kuvend.

Po ia kujtoj se PDK që nga Hani i Elezit e deri në Kamenicë nuk e ka asnjë deputet në parlamentin e Kosovës. E LVV po, i ka disa deputetë.

PDK e Anamoravës nuk e ka asnjë deputet sepse po e vuan barrën e haraqit nga e kaluara që ia vuri mbi supe asaj pikërisht politika e keqe e kokës së saj në Prishtinë. U dasht me e prishë PDK-në në Gjilan e Anamoravë për me e mbajtë gjallë Luten e LDK-në. Sa pazare të ulta e primitive janë bë në kurriz të degëve e të votuesve të komunave tona. “Menve zarar”! – thotë populli.

Të kthehemi në temë:

Ju, LDK, popullit duhet t’ja shpjegoni arsyet pse e keni mashtrue me deklarime të deritanishme të rreme dhe poashtu duhet t’ia thoni arsyet e vërteta pse opozita nuk e paska përkrahë një financim të tillë të BERZH-it për këtë projekt?!

Së pari, a janë plotësue kushtet formale e procefurale për me u diskutue dhe me u votue në kuvend?!. Një deputete e LVV paska thënë as që është qitë për me u votue?!

Ky financim, ndoshta ishte hua jo e mirë për komunën e për qeverinë?

Apo ndoshta komuna nuk i ka përmbushë standardet e huamarrjes që ndeshen me borxhin publik dhe me aftësinë e saj për kthim të huasë?!

Apo kemi të bëjmë me luftë të pastër idiotike politike qysh dijmë ta bëjmë ne edhe kur janë interesat e mëdha të shtetit e kombit në pyetje?!

Këto dilema duhet të marin përgjigje të qartë para publikut përndryshe edhe më tej mbeteni që të mbijetoni nga zanati i juaj i moçëm dhe kryesor e që është prodhimi me bollëk i mjegullës, përmes llafeve të kota, përmes punës së paktë e shkel e shko dhe përmes sjelljes meskine çfarë e shohim qe 20 vite me radhë. Me ndonjë përjashtim fare të rrallë!. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.