DYLON

Gjilani u ndihmon në ushqim dhe veshmbathje pesë familjeve të zhvendosura nga Kumanova

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka ndihmuar pesë familje të zhvendosura nga Kumanova me gjithsej 25 anëtar.

Këto familje janë të vendosura kryesisht në fshatra, derisa Komuna e Gjilanit i ka ndihmuar me pako ushqimore, veshmbathje dhe gjëra tjera të nevojshme.

EkoHigjiena

Pas konfliktit në Kumanovë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur gatishmërinë e tij që t’u ndihmoj familjeve që kërkojnë ndihmën eventuale në të gjitha aspektet.

Komuna e Gjilanit do të vazhdoj përkujdesjen për të gjithë të zhvendosurit eventual nga Karadaku i Kumanovës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.