DYLON

Gjilani-Trepça 89′ do të luhet pa tifozë

Gjilani-Trepça 89′ do të luhet pa tifozë
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Gjilanit njofton të gjithë tifozët dhe qytetarët, se ndeshja mes Gjilanit dhe Trepçës 89′, e planifikuar të zhvillohet të dielen me 15 mars, do të luhet prapa dyerëve të mbyllura dhe pa tifozë, thuhet në njoftimin e klubit.

Situata e cila po kalon e gjithë bota nga virusi Covid-19, ka bërë që vendimi i ardhur nga Qeveria e Kosovës të hyjë në funksion menjëherë nga kjo xhiro.

Deri në vendimin e radhës të institucioneve, ndeshjet do të vijojnë të luhen pa praninë e publikut nëpër stadiumet tona, ku shëndeti i njerëzve do të jetë primar dhe të kalohet kjo situat kaotike e cila e ka përfshirë gjithë botën, thuhet në njoftimin e klubit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.