Gjilani thuajse është shndërruar në një qytet të pakalueshëm!
Shkruan: Ardian Azemi
Hapen rrugët dy e tri herë për të njëjtat punime, qyteti bllokohet, bizneset dëmtohen, ndërsa askush nuk jep llogari se pse ndodh kjo dhe kush i paguan kostot.
Nuk jemi kundër punimeve, por kundër mungesës së planifikimit! Infrastruktura nëntokësore duhet të rregullohet me kohë, projektet të koordinohen dhe rrugët të hapen një nga një, jo të gjitha përnjëherë.
Gjilani nuk ka nevojë vetëm për punime. Ka nevojë për punime të planifikuara mirë, të realizuara me përgjegjësi dhe që sjellin zgjidhje afatgjata.
Paratë janë të qytetarëve dhe qytetarët meritojnë transparencë e përgjegjësi.
Gjilani ka nevojë për zhvillim, jo për kaos! /2LONLINE/
