DYLON

Gjilani themelon Këshillin Publik-Privat për të lehtësuar konsultimet mes kabinetit të kryetarit dhe sektorit privat në fushën e të drejtës së pronës

Gjilani themelon Këshillin Publik-Privat për të lehtësuar konsultimet mes kabinetit të kryetarit dhe sektorit privat në fushën e të drejtës së pronës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka themeluar të mërkurën Këshillin Publik-Privat (KPP), me mbështetje të programit të USAID-it, Qeverisja e Pronës, në ngjarjen ku mori pjesë nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina-Bunjaku, zëvendësdrejtori i Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, Ramadan Klisurica, drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani e përfaqësues të bizneseve.

Në emër të kryetarit Alban Hyseni, në këtë ngjarje ka folur nënkryetarja Morina-Bunjaku, e cila tha ky Këshill është një mekanizëm konsultativ jo-formal dhe këshillëdhënës për Kryetarin e Komunës, për të ndarë përvojat së bashku.

EkoHigjiena

“Ky mekanizëm lehtëson konsultimet mes kabinetit të kryetarit dhe sektorit privat me qëllimin kryesor për të përmirësuar kornizën ligjore në fushën e së drejtës së pronës për të nxitur investimet në Komunë tonë”, ka thënë Morina-Bunjaku.

Gjithashtu, ky këshill do të lehtësojë dialogun dhe konsultimin për rregulloret komunale të cilat ndikojnë në të bërit biznes, buxhetin komunal, planin e prokurimit, dokumente strategjike komunale dhe dokumente e çështje të tjera që propozohen nga kryetari i Komunës ose nga sektori privat. 

Në këtë ngjarje është diskutuar mbi sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me menaxhimin, dhënien dhe këmbimin e pronës komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.