DYLON

Gjilani të mërkuren zhvillon ndeshjen e radhës testuese

Gjilani të mërkuren zhvillon ndeshjen e radhës testuese
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Gjilanit po vijon përgatitjet në qytetin e Antalias në Turqi, vend ku dje djelmoshat e skuadrës së Gjilanit të drejtuar nga Gentian Mezani, zhvilluan miqësoren e parë në tokën turke kundër Neftchi Kochkor, të cilën e fituan me rezultat 1 me 0.

Ekipi i Gjilanit këtë të mërkure ka aranzhuar ndeshjen e radhës testuese, ku kësaj here kuq e bardhët do të ndeshen kundër skuadrës së Yenisey Krasonyarsk nga Rusia.

Skuadra ruse njëkohësisht kundërshtar i radhës për Gjilanin, edicionin e shkuar kishte milituar në Premier Ligën Ruse, ku ishte ranguar në pozitën 16-të në elitën e futbollit rus.

EkoHigjiena

Ndeshja mes Gjilanit dhe Yenisey do të zhvillohet të mërkuren (22.01.2020) me fillim në ora 11:00 sipas kohës lokale në Kosovë, me lokacion në Emirhan Football Center të Antalias.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.