Shkruan: Refik HASANI
(2L ONLINE) – Anamorava ka një rëndësi tejet të posaçme , pasi dallohet me disa karakteristika që e dallojnë nga Rajonet tjera, në radhë të parë përmes Gjilanit lidhet Medvegja, Bujanoci, Presheva, Kumanova e Likova. Gjilani si një trekëndësh ka mbetur Rajoni më i pa zhvilluar dhe më i prapambeturi në shumë fusha e drejtime prandaj mbledhje e paralajmëruar e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës është interes i përgjithshëm publik që të mbahet në Gjilani si qendër Rajonit të Anamoravës.
Gjilani kufizohet me krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe Kumanovën e Likovën e Maqedonisë. Gjilani ka rëndësi dhe domethënie që të mbahen edhe takime të Komisioneve Parlamentare edhe të dy Parlamenteve.
Takimi i këtij rangu dhe niveli qendror të Shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës do të jepte mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, por edhe të njoftoj, alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin e tyre.
Po ashtu në këtë takim të caktohet një pikë e rendit të punës së dy Qeverive mbi shikimin e mundësive se në cilat fusha , të ndihmohet Anamoravë që të ketë komunikim më të lehtë me Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc dhe Kumanovë e Likovë dhe që do të duhej që të:
Miratojnë një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskrimimit në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc dhe një Komision miks për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë të vizitohen të gjitha lokalitetet dhe vendbanimet e banuara me shumicë shqiptare .
Të dy qeveritë duhet që përfundimisht :
Të ndajnë mjete dhe të krijojnë një fond të përhershëm për nxitjen e Komunikimin, bashkëpunimit ndërkufitarë dhe stimulimin zhvillimor për zonat dhe vendbanimet kufitare të këtij trekëndëshi kufitarë.
Dy Parlamentet dhe Qeveritë kan obligim moral , institucional dhe Kombëtarë që më në fundë të fillon një qasje e re , e mirëfilltë , reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojnë qëndrimet zyrtare , të harmonizojnë që të përafrohen dhe Tirana e Prishtina zyrtare dhe t’i kushtojnë vëmendje këtij trekëndëshi kufitar.
Prandaj është interes i të gjithë neve që legjislatura e pestë e Parlamentit të Kosovës të mbahen takime në Gjilan, si takim të kabinetit të Qeveritarë të Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë.
Kurse mbajtja e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë ku ti bashkëngjitet edhe kabineti Qeveritar i Kosovës që do të duhej të mbahej në trekëndëshin kufitar në Kumanovë që ka një simbolikë pasi është në një trekëndësh kufitar Kumanovë-Preshevë-Gjilan.
Takimet të dy Qeverive shqiptare duhet të vazhdohen si të rregullta, kurse dy Parlamentet të caktojnë nga një pikë të rendit të punës dhe të diskutojnë dhe duhet që të dy Parlamentet Nacionale të themelojnë një Komision Parlamentar miks për shqiptarët jashtë kufijve Administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale veçmas për popullatën shumicë shqiptarë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc. Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mëdhenj do të jemi ne Sshqiptarët. /2L ONLINE/