DYLON

Gjilani synon ta nis me fitore edicionin e ri

Gjilani synon ta nis me fitore edicionin e ri
Avatar photo Redaksia

Sot do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e javës së parë të Superligës së Kosovës në futboll, në mes të Gjilanit dhe Ballkanit.

Në seancën e fundit stërvitore të klubit gjilanas, djelmosha kuq e bardh, që udhëhiqen nga kryetrajneri Ardian Nuhiu, e kaluan në një atmosferë pozitive pune, ku stafi teknik dhe futbollistët kanë përqendruar vëmendjen në detajet e fundit taktike dhe përgatitjen optimale për ndeshjen e sotme, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

“Mezi po e presim fillimin e kampionatit. Jemi të përgatitur maksimalisht, me besim dhe energji pozitive të cilën duhet ta përcjellim brenda fushës së lojës. “Ballkani është një ekip cilësor dhe i ndërtuar rishtazi, por ne kemi analizuar dhe kemi punuar në detaje për këtë sfidë. Presim gjithashtu edhe mbështetjen e tifozëve të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë”, tha ditë më parë, kryetrajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu.

Përndryshe, mësohet se Shqiprim Taipi nuk ka arritur të rehabilitohet me kohë dhe rrjedhimisht do të jetë jashtë ekipit të përzgjedhur për këtë takim, ndërkohë Redi Kasa do jetë i përfshirë në listën e ekipit.

Përballja mes Gjilanit dhe Ballkanit fillon në orën 16:30, në stadiumin mebari sintetik.  /2LONLINE/