/2L ONLINE/ – Në kuadër të javës së 2-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, sot zhvillohen pesë duele futbollistike, e ku edhe dy skuadrat gjilanase, KF Drita e KF Gjilani, kanë ballafaqimet e tyre, me synimin që të arrijnë suksesin maksimal.
KF Gjilani, skuadër kjo që në takimin e parë pësoi humbje, edhe atë si vendës ( Gjilani – Trepça 89, 1 – 2), synon që në këtë xhiro t’i regjistron pikët e para, aq më tepër, pikë të plota. Fitoren, kjo skuadër e kërkon para adhuruesve të saj në ballafaqim me KF Feronikelin, e cila po ashtu kishte mbetur duarbosh nga xhiroja e parë.
Skuadra tjetër gjilanase, KF Drita, sërish edhe në këtë xhiro është mysafire, kësaj here e skuadrës Trepça 89, e ku synon ta përsërisë suksesin e xhiros së parë, ku po ashtu si skuadër mysafire rrëmbeu trepikëshin (xhiro e parë: Drita – Trepça 1 – 0).
Tani më dihen edhe gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 2-të në VALA Superligë e edhe ata që do të jenë në ndeshjet që i zhvillojnë skuadrat gjikanase, KF Gjilani e KF Drita.
Gjilani – Feronikeli
Gjyqtarët e ndeshjes
B. Gashi, B. Selimaj, F. Sekiraqa, I.Shuleta
Trepça ’89 – Drita
Gjyqtarët e ndeshjes
G. Nuza, F. Berisha, V. Kelmendi, G. Shala
Përndryshe në kuadër të javës së dytë, të shtunën ishte zhvilluar ballafaqimi i parë në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll:
Liria – Prishtina 1-2
Golashënues: Endrit Krasniqi për KF Prishtina (minuta 11 dhe 49)
Visar Berisha për KF Liria (minuta 36)
Ndërsa, të gjitha ndeshjet e sotshme zhvillohen në orën 16.00.
Ja qiftet
Tabela momentale