DYLON

Gjilani subvencionon 40 farmerë me fidane të mjedrës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit, ka subvencionuar sot 40 farmerë me fidane të mjedrës, projekt ky i cili po implementohet në partneritet me kompaninë “Fresh Fruit” dhe mbështetje të USAID.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se vëmendje të veçantë i kanë kushtuar përzgjedhjes së farmerëve nga viset e larta, ngase kultura e mjedrës i përballon këto terrene.

EkoHigjiena

“Materiali fidanor është i cilësisë së lartë, varieteti Polka dhe është me origjinë nga Polonia. Pra, është i njejti material fidanor të cilin bujqit e kanë marrë në pranverë dhe nga monitorimi që e kemi pasur ne si Drejtori, te shumica e farmerëve janë arritur rezultate brilante”, ka thënë drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani.

“Me këtë projekt, po i përmbyllim investimet e planifikuara për këtë vit në bujqësi, të cilin e vlerësojmë si vit shumë të suksesshëm, për çka në mënyrë të veçantë e falënderoj kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme dhe me prioritet të këtij sektori”, ka shtuar Ramadani.

Ilir Kozhani, nga projekti i “Agro” i USAID, ka thënë se qëllimi i mbështetjes është që këta farmerë të punësohen dhe të jetojnë nga duartë e tyre, nga toka e tyre.

Ndërsa, farmeri Shefki Latifi nga fshati Kmetoc, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë subvencionim, duke thënë se ky është lehtësim i madh për të dhe familjen e tij, për funksionalizimin e kësaj veprimtarie.

Vlera e këtij projekti është 60 mijë euro, ku Komuna ka paricipuar me 50 për qind të shumës dhe partneriteti strategjik po ashtu me gjysmën e shumës. Për këtë përkrahje të bujqve gjilanas, kompania “Fresh Fruit” mbështetet nga USAID në ngritjen e kapaciteteve përpunuese.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.