Sport Club “Gjilani”, njofton se sot ka arritur ta finalizojë marrëveshjen me futbollistin kroat, Tomislav Sorsa. Futbollisti i krahut të djathtë në skuadrën e Gjilanit vije nga skuadra e Superligës kroate, NK Osijek, ku kishte luajtur qysh nga viti 2017.
“Në fakt futbollisti 31 vjeçar i lindur në qytetin e Osijekut, karrierën e tij futbollistike e kishte nisur pikërisht në qytetin e lindjes me skuadrën me po të njëjtin emër, NK Osijek, ku fillimisht ishte paraqitur për 10 vite në këtë ekip. Pas 10 viteve të kaluara në skuadrën e fëmijërisë, Sorsa në edicion 2016-17, ishte transferuar në Superligën rumune në ekipin e njohur CFR Cluj, ku ishte paraqitur 20 herë gjatë atij edicioni”, njofton faqja e zyrtare e klubit.
Po ashtu bëhet e ditur se pas aventurës një vjeçare në Rumani, Sorsa në vitin 2017 ishte rikthyer sërish në skuadrën e fëmijërisë, ku kishte kaluar 3 edicione, për tu transferuar në skuadrën e Gjilanit, ku do ti mbrojë ngjyrat kuq e bardh për dy edicionet e ardhshme.
Sorsa gjithashtu ishte paraqitur për ekipet zingjirë të kombëtares kroate, ku ishte i ftuar deri te grupmoshat U-19. /2LONLINE.com/