DYLON

Gjilani siguron fitoren në çastet e fundit të takimit

Gjilani siguron fitoren në çastet e fundit të takimit
Redaksia

SC Gjilani ka shënuar fitore në ballafaqimin që pati me Feronikelin, me golin e shënuar në çastet e fundit të takimit, përkatësisht në minutën e fundit të kohës shtesë (90’+9).

Në një fund dramatik të takimit ku goli u shënua nga Armend Thaqi, që ishte i saktë nga pika e bardhë, Zekirija Ramadani, që ditë më parë u zyrtarizua, kryetrajner i skuadrës  gjilanase, e nis mbarë aventurën e tij të re me skuadrën “kuq e bardh”

EkoHigjiena

Tri pikët e reja për SC Gjilanin që erdhën nga java e 10-të e Superligës së Kosovës në Futboll, bëjnë që kjo skuadre të pozicionohet, tani për tani, në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit, me 17 pikë të grumbulluara. 

Në xhiron e ardhshme Gjilani pret Llapin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.