Gjilani shpëton nga humbja në minutat shtesë, arkëton një pikë nga penalltia
SC Gjilani ka shpëtuar nga humbja në ballafaqimin me skuadrën e Dukagjinit, pasi në minutat shtesë të takimit barazoi. Pas disavantazhit minimal që prej minutës së 29-të të takimit, skuadra “kuq e bardh”, e gjeti rrugën e golit edhe atë përmes penalltisë që u akordua fare në fund të takimit.
Na pika e bardhë i saktë ishte kapiteni Armend Thaqi për ta barazuar rezultatin në minutën e 92-të, ndërsa në ato 3-4 minuta të mbetura të shtesës nuk u arrit të ndryshohej rezultati, ndonëse Gjilani pati rastin të shënonte dhe ta fitonte krejtësisht ballafaqimin ndaj Dukagjinit, por Yll Ibrahimi, i pa fat, goditi shtyllën dhe topi nuk përfundojë në rrjetë.
Golin për vendësit e shënoi Iljasa Zulfiji në minutë ne 29-të ndërsa barazoi Armend Thaqi (90’+5).
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të javës së 12-të të Superligës ës Kosovës në Futboll. Tani Gjilani me këtë barazim ka 19 pikë dhe rangohet i pesti në tabelë, por me 19 pikë është edhe Ballkani në pozitën e katërt. /2LONLINE/
