DYLON

Gjilani shpërndan gjedhe për fermerët për përmirësim racor, donacion i shkollës së agrobiznesit

Gjilani shpërndan gjedhe për fermerët për përmirësim racor, donacion i shkollës së agrobiznesit
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë të martën pesë krerë gjedhe për fermerët, që janë donacion i shkollës së agrobiznesit “Arbëria”.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se këto gjedhe i dedikohen përmirësimit racor dhe në asnjë mënyrë nuk lejohet shitja, therrja apo tjeterërsimi i tyre.

“Ky është kontigjenti i tretë që po e shpërndajmë sot me gjedhe. Pra, 15 ekonomi bujqësore e kanë mundësinë e përmirësimit racor. Industria e mishit në Gjilan, përkatësisht Malësia e Calabria si dhe industria e qumështit Kabi, i japin mundësi të pakufizueshme zhvillimit të këtij sektori. Ne si Drejtori po bëjmë përpjekje që ta mbështesim këtë sektor, qoftë përmes realizimit të pragrameve në partneritet me shkollën “Arbëria” dhe programeve të tjera”, ka thënë Ramadani.

EkoHigjiena

Drejtori i shkollës së agriobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi, ka thënë se ky donacion i sotëm është edhe një vlerë e shtuar e kësaj shkolle.

“Ne kemi hyrë në listën e donatorëve tek Drejtoria e Bujqësisë. Brenda 2 viteve kemi arritur që t’i shpërndajmë 15 krerë gjedhe për përmirësim racor, pasi për këtë racë ka nevojë Gjilani e Anamorava”, ka thënë Jetishi.

Ramadani e Jetishi e kanë falënderuar në fund kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mbështetjen e madhe të ofruar për realizimin e suksesshëm të këtyre veprimtarive. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.