DYLON

Gjilani shpërndan farë misri për 411 fermerë

Gjilani shpërndan farë misri për 411 fermerë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka filluar shpërndarjen e farës së misrit për mbjelljet pranverore, duke subvencionuar 840 fermerë brenda vitit në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se qëllimi ka qenë stimulimi i mbjelljes dhe punimit të tokës bujqësore.

“Të gjitha aplikacionet e dorëzuara nga fermerët janë miratuar. Në mbjelljet pranverore janë subvencionuar mbi 411 fermerë. Shpërndarja bëhet nëpër lokalitete në koordinim më Këshillat e fshatrave. Sot kemi filluar me punktet në Velekincë, Llashticë, Zhegër, Nalalë, Lladovë, Cernicë, Vrapҫiq dhe Livoc i Ulët, ndërkaq në ditët tjera do të shpërndahet në të gjithë fshatrat, me qëllim të eliminimit të tollovisë. I lus përfituesit dhe të gjithë bujqit e Gjilanit që të fillojnë punën. Mbjellja është e garantuar nga ora 6:00 deri në orën 20:00. Çdokush ka të drejtë të dalë në ara për të punuar me masa mbrojtëse, por jo me shumë anëtarë të familjes”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Komuna e Gjilanit do të jap afatin kohor për mbjellje dhe do të monitorohet në vazhdimësi.

Ndryshe, vlera e projektit është rreth 16 mijë euro, ndërkaq fara është e institutit të Osjek.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.