DYLON

Gjilani shpërndan 320 pako ushqimore për familjet në nevojë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra për Punë Sociale në Gjilan në bashkëpunim me donatorët ka shpërndarë sot 320 pako ushqimore për familjet në nevojë, për ta kaluar sa më mirë festën e Fitër Bajramit.

Në shpërndarjen e pakove ushqimore, të cilat përmbajnë gjërat elementare ushqimore, ka marrë pjesë edhe drejtori i QPS-së, Mursel Zymberi, i cili ka informuar se 150 pako i ka dhënë donacion organizata “Islamik Relief of Kosova” dhe 170 të tjera një bashkatdhetar që jeton në Zvicër.

EkoHigjiena

Zymberi tha se QPS ka punuar që t’i sigurojë donacionet, ndërsa tha se janë përzgjedhur familjet me gjendje të rëndë sociale si përfitues të këtyre pakove./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.