DYLON

Gjilani shpallet komuna më e mirë për shërbime publike dhe menaxhim të hapësirave të gjelbërta

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ –Asociacioni i Komunave të Kosovës, në kuadër të skemës BEACON (shkëmbimi i përvojave më të mira në mes të komunave në fushën e shërbimeve publike) dhenë bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, ka zgjedhur sot Gjilanin si Komunën më të mirë nëshërbime publike dhe menaxhim të hapësirave të gjelbra në nivel të Republikës.

Çmimin e ka pranuar sot në ceremoninë në Prishtinëkryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,nga udhëheqësi i Programit të GIZ “Modernizimi i Shërbimeve Komunale”, Kai Hoffmann.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri pasi ka falënderuar Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe organizatën GIZ për vlerësimin e dhënë, tha se ky çmim është edhe një motiv shtesë për të vazhduar me punë të mira në shërbim të qytetarëve të Gjilanit dhe në vazhdimin e krijimit të hapësirave gjelbëruese.

Kreu i gjilanasve pohoi se Komuna i ka kushtuar rëndësi shumë të madhe përmirësimit të këtyre sektorëve, sikurse edhe sektoreve tjera për t’iu shërbyer qytetarëve në mënyrën me të mirë.

Ndryshe, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, Gjilani ka marrë disa çmime vendore e ndërkombëtare, ndërsa duhet përmendur se javë më parëKomuna e Gjilanit ka marrë çmimin “The best City Model Award” nga IME, në panairin Ndërkombëtar “Investment Management Exhibition” që u mbajt në Cyrih të Zvicrës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.