DYLON

Gjilani shënon simbolikisht 8 marsin

Gjilani shënon simbolikisht 8 marsin
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka shënuar sot simbolikisht 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kryesuesja e kuvendit Shpresa Kurteshi – Emini, e shoqëruar nga një numër simbolik i grave, kanë vizituar stacionin Regjional të Policisë së Kosovës e më pas kanë mbajtur një tryezë të shkurtër rreth pozitës së gruas në shoqëri në përgjithësi, për ta përfunduar aktivitetin me vizitën në qendrën për kujdesin e gruas “Liria”, e cila merret me strehimin e grave të cilat janë pjesë e dhunës në familje.

Kurteshi Emini ka deklaruar se gruaja në Gjilan ka hapësirën e saj në vendimmarrje, duke kërkuar që kjo cështje të avancohet edhe në nivel të Republikës.

EkoHigjiena

Në këto aktivitete kanë marrë pjesë edhe Teuta Siliqi, asambleiste, Linda Salihu, Drita Klaiqi, Nazife Jonuzi etj., të cilat kanë thënë se angazhimi për një pozitë më të mirë të gruas si shtyllë e familjes është angazhim për ngritje dhe vetëdijësimin e shoqërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.