• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Gjilani shënon fitore

Redaksia 2LONLINE 4 Dhjetor, 2021 2 min
 Gjilani shënon fitore

Gjilani në ballafaqim me Malishevën kishte hyrë si favoritë për të fituar ndeshjen, por gjithçka ndryshoi kur ekipi mysafir nëpërmjet Hasan Hysenit, kur lojtari mysafir nga një pozitë ballore ia doli që të mposhtë Koliqin.

Pas golit të pranuar Gjilani me të gjitha forcat u sul në sulm, bile edhe shënoi njëherë, por me motivacion se ishte pozitë jashtë loje VAR-i ia anuloi Gjilanit një gol.

Në kohën shtesë, megjithatë Gerhard Progni ia doli që me një gol nga largësia ta barazojë rezultatin, kurse për të qenë edhe më keq për Malishevën, pikërisht në lojën shtesë lojtari i tyre Muhamet Hyseni u ndëshkua me karton të kuq dhe ekipi nga Gjilani, që udhëhiqet nga Ismet Munishi e që sot ishte në tribuna mbeti me shpresë se në pjesën e dytë do të shënojë.

Me një lojtarë më shumë në fushë, Gjilani pati topin në pronësi, por pa ia dalë që të krijojë ndonjë rast të mirë shënimi.

Harkimet e lojtarëve të Gjilanit ose përfundonin larg ose jashtë vijës fundore e sulmuesit nuk po shërbeheshin si e sa duhet.

Krejt kjo ndodhi deri në minutën 78, kur pas një harkimi të bukur, Keita Razak qëlloi saktë topin me kokë dhe e dërgoi në këndin e poshtëm të majtë të portierit të Malishevës, Flamur Gashi, për rezultatin 2:1.

Në minutën 81, pas një harkimi të Hoxhës nga e majta, Razak Keita qëlloi topin me kokë, por portieri i Malishevës arriti që të dëboj topin e topin e dëbuar në rrjetë e futi Dabiqaj për rezultatin 3:1.  /2LONLIN/

Etiketa:aktuale futboll Gjilani Malisheva sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e UKZ-së “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Jetës

1 Qershor, 2023
Gjilan

Kushtrim Kadriu e sheh veten alternativë të duhur për kryesues të Kuvendit

1 Qershor, 2023
Nacionale

Ministrja Haxhiu nxjerr vendim për mbështetje financiare prej 200 mijë euro për

1 Qershor, 2023
Gjilan

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave

1 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Kushtrim Kadriu e sheh veten alternativë të duhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Gjilanit

1 Qershor, 2023

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan

1 Qershor, 2023

Edhe Marko Simonovski e përfundon me Dritën

1 Qershor, 2023

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në protestë

1 Qershor, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com