DYLON

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, aktivitet simbolik

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, aktivitet simbolik
Avatar photo Elife Sherifi

Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromes Down, Qendra e Kujdesit Ditor “Pema” në Gjilan ne bashkëpunim me ëmbeltoren Kimi kanë shënuar këtë ditë me një aktivitet simbolik.

Falë punës së pa krahasueshme për 6 vite që ka bërë kjo qendër me fëmijët,  sot ata janë më të socializuar dhe të gatshëm për ndërveprim.

Kështu edhe në aktivitetin e sotëm, fëmijët janë angazhuar si puntorë të zellshëm të ëmbëltores, duke treguar aftësitë e tyre në hoteleri dhe duke u ndjerë të barabartë.

EkoHigjiena

Në shenjë mbështetje këtij aktivitetit iu është bashkuar edhe drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, për t’i stimuluar fëmijët qe sherbyen ju është ndarë nga një zarf.

I gjithë fitimi ditor i tri pikave të ëmbeltores Kimi i ndahet Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”, pasi është një nevojë e përditshme për përkrahje financiare.

Koordinatorja e Qendres “Pema”,  Ema Sallahu, uron që shembullin e mirë të pronarve të ëmbeltores Kimi ta ndekin të gjithë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.