DYLON

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit  ke shënuar sot 1 Qershorin -Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në aktivitetin e përbashkët me të gjitha çerdhet dhe klasët parashkollore të shkollave, kryetari i komunës, Lutfi Haziri ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë në mesin e të ardhmes sonë, që janë fëmijët.

“Urime 1 Qershori, kjo ditë ndërkombëtare ku fëmijët shënojnë me aktivitetet e tyre barazinë që kërkojnë ta kenë në shtëpi, në rrugë, në shkollë, në komunitet dhe në Republikë. Në shenjë respekti, sot unë nuk e ushtroj detyrën e kryetarit, por e kam zgjedhur të jetë një fëmijë që është kryesues i Kuvendit të Fëmijëve. Urime të gjithë kjo ditë shënuar dhe të punojmë që fëmijët tanë të rriten pa dallime etnie, gjuhe e pamje, për të barabartë si të gjithë fëmijët e botës”, ka thënë Haziri.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica, ka uruar të gjithë fëmijët, duke thënë se ata po rritës bashkë me rriten e arsimit, zhvillimin dhe progresin e Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Një fjalë përshëndetëse e pati edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës, Olti Suliqi. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.