DYLON

Gjilani Shënon Ditën Ndërkombëtare të Familjes

Gjilani Shënon Ditën Ndërkombëtare të Familjes
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Komunës së Gjilanit, respektivisht Njësisë për të Drejtat e Njeriut, sot simbolikisht është shënuar Dita Ndërkombëtare e Familjes, ku është shpalosur panoja “Barazia fillon në familje”.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se shënimi i kësaj dite, është simbolikë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndet, respekt dhe barazi në familje. Ajo ka potencuar rolin e rëndësishëm të familjes si shtylla e një shoqërie dhe e të ardhmes së një vendi.

Kurse, Lindita Salihu, nga NjDNj, tha se duhet gjithmonë angazhim i fuqishëm që familja të jetë çelësi i harmonisë dhe suksesit, duke spikatur qëllimin e aktivitetit të sotëm që është në funksion të promovimit të vlerës së madhe që ka familja.

EkoHigjiena

Nga Grupi i Grave Këshilltare të Kuvendit Komunal, ka folur edhe Teuta Suliqi, që ka përmendur familjen si pjesa kyçe e shoqërisw, tradicionalisht te populli shqiptarë gjatë gjithë fazave të zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe nga Asambleja e Fëmijëve të Gjilanit dhe nxënësit e shkollës së Arteve, të cilët me piktura kanë paraqitur këtë aktivitet me familjen në qendër dhe harmoninë në përgjithësi.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.