/2L ONLINE/ – Simbolikisht sot Gjilani ka shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, aktivitet në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me kabinetin e tij, nga ku me zblimin e panos kundër dhunës ndaj gruas, kanë bartur mesazhin e fuqishëm për ndalim të dhunës dhe ecje përpara drejtë një familje të shëndoshë dhe me harmoni të plotë e me respekt të ndërsjell mes dy gjinive.
Kryetari Haziri ka thënë se dhuna ndaj gruas është një dobësi e burrit, është shkelje e turpshme e ligjit kur merret parasyshë viktima e asaj dhune dhe në përgjithësi në asnjë mënyrë nuk është zgjidhje, por është vetëm një regres i madh dhe një dobësi e shoqërisë me të cilën po përballet e gjithë bota.
“Dhuna ndaj gruas është dhunë e turpit që mund të bëjë burri. Ka shumë arsye që ajo të mos ndodhë dhe poashtu ka shumë arsye që gruaja të çmohet, të vlerësohet dhe të jetë mbështetëse e fuqishme e burrit gjatë gjithë jetës si shtyllw tashmw e dwshmuar e familjes. Sot, sikur çdo vit jemi këtu bashkërisht që publikisht të themi, “ndal dhunës ndaj gruas”. Dhuna nuk ka justifikim asnjëherë në asnjë mënyrë, prandaj të jemi bashkë të gjithë, që dhunën to mos e kemi në fjalorin e Kosovës, e posaqërisht të qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë mes tjerash, kryetari Haziri, derisa mbante të veshur fanelën me kordelën e bardhë, në aktivitetin e përbashkët të grave dhe burrave gjilanas.
Ndryshe ky aktivitet është organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Gjilan me mbështetje të fuqishme të kryetarit Haziri. /2L ONLINE/