DYLON

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe, në ngjarjen ku mori pjesë nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, dhe sportistë të të gjitha fushave.

Nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, ka konfirmuar para sportistëve mbështetjen e këtij sektori me të gjitha kapacitetet komunale.

EkoHigjiena

“Vetë fakti që me propozim të kryetarit Hyseni është rritur shuma e përkrahjes për fushën e sportit nga 80 mijë në 120 mijë euro, tregon përkushtimin e Komunës ndaj sportistëve. Mbështetja e Komunës do të jetë e vazhdueshme pasi ju na keni bërë krenarë me rezultatet dhe të arriturat tuaja. Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë”, ka thënë nënkryetarja e Komunës.

Drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, tha se kjo ditë paraqet një mundësi për të njohur rolin pozitiv që luajnë sporti dhe aktiviteti fizik në komunitete dhe në jetën e njerëzve anembanë globit.

“Sporti ka fuqinë për të ndryshuar botën, është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për të forcuar lidhjet shoqërore për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqen, si dhe solidaritetin dhe respektin për të gjithë”, ka thënë drejtori Zeqiri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.