DYLON

Gjilani shënon Ditën Kulturore të Francës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me OJQ “Agro Eko”, ka organizuar shënimin e Ditës Kulturore të Francës, në kuadër të muajit të Mërgatës dhe në shenjë falënderimi e respekti për shtetet mike të Kosovës, që kanë bërë aq shumë që shteti ynë të jetë këtu ku është sot.

Me këtë rast në emër të kryetarit Haziri, ta pranishmit, e në veçanti qytetarët e Gjilanit të cilët jetojnë në Francë i ka përshëndetur nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu i cili shoqërohej edhe nga drejtorët e drejtorive komunale dhe bashkëpunëtor të tjerë.

EkoHigjiena

“Sonte po shënojmë Ditën e Kulturës Franceze, të shtetit i cili që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nxënësve të vet u mësonte në hartat e tyre ta gjenin shtetin më të ri në botë, Kosovën. Franca gjatë gjithë kohës së luftës ishte në mbështetje të qytetarëve tanë në forma të ndryshme, fuqishëm me prezencën e saj ishte edhe në pasluftë. Jemi të lumtur që qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës jetojnë dhe punojnë në këtë shtet, i cili për 16 vjet pas luftës në Kosovë e veçanërisht në Gjilan kanë sjellë edhe shumë investime, që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në fusha të ndryshme”, tha nënkryetari Kadriu, duke shprehur falënderim edhe për të gjithë qytetarët e Gjilanit që japin kontribut në Francë dhe që janë edhe burim i fuqishëm financiar dhe ekonomik për familjet e tyre në Kosovë dhe për ndërtim të vendit.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së sotshme shënohet dita e kulturës Italiane që për Gjilanin mbetet i paharruara kontributi që është bërë, për të vazhduar të shtunën me shënimin e ditës kulturore të Turqisë, poashtu një shtet mik që ka bërë e po bënë shumë për vendin tonë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.