DYLON

Gjilani shënon Ditën e Kulturës së shtetit të Turqisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE – Dita e kulturës së shtetit të Turqisë, ishte arsyeja që qytetarët u mblodhën para Teatrit të Qytetit, aktivitet ky që u organizua nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me OJQ “Agro Eko”, në kuadër të ditëve të mërgatës që Gjilani ka shënuar që nga fillimi i muajit korrik, në nderim të shteteve mike të Kosovës.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka thënë se shteti i Turqisë është ndër shtetet mike që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për pavarësinë e Kosovës, por edhe angazhimin konkret për shtetndërtim të vendit.

EkoHigjiena

“Shteti i Turqisë është vendi mik i Kosovës. Ishte ndër të parat që ka njohur zyrtarisht pavarësinë e vendit tonë. Turqia ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve me prejardhje nga të gjitha trojet etnike, por, ka edhe numër të madh të atyre që punojnë në këtë shtet mik të Kosovës, apo që kanë bashkëpunime të tjera në fushën e afarizmit dhe shkëmbimeve tregtare. Në të njëjtën kohë falënderoj edhe KFOR – in Turk që me prezencën e tyre po bëjnë shumë edhe në garantimin e sigurisë publike, për vite me radhë në Gjilan”, tha nënkryetari Kadriu, duke potencuar se Gjilani pos qytetarëve shqiptarë ka edhe komunitetet e tjera, e në veçanti komunitetin turk që është kontributdhënës në ndërtim dhe zhvillim të Gjilanit.

Edhe komnadanti i KFOR – it turk Ozgur Yildirim, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë organizim dhe respekt që treguan për shtetin e Turqisë duke kthyer vëmendjen e qytetarëve dhe mërgimtarëve në veçanti. /2L ONLINE/