DYLON

Gjilani shënon Ditën e Kulturës Italiane

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me OJQ “Agro Eko”, ka shënuar gjatë mbrëmjes Ditën e Kulturës Italiane në kuadër të Ditëve të Mërgatës, në nderim dhe respekt për kontributin që ky shtet dhe mërgata shqiptare ka dhënë për Gjilanin dhe Kosovën.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, që shoqërohej edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, gjatë fjalës së tij para të pranishmëve në emër të kryetarit Haziri, ka thënë se shteti mik Italia ka bërë shumë dhe vazhdon të jetë vendi që është pranë qytetarëve të Gjilanit me projekte të ndryshme dhe programe zhvillimore. 

EkoHigjiena

Ai ka falënderuar diasporën e Gjilanit për kontributin e tyre në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vendlindje, ku prej pasurisë së tyre kanë ndarë një pjesë të konsiderueshme për ndërtim dhe zhvillim, që familjarët e tyre dhe qytetarët e Gjilanit të kenë një jetë më të mirë me synim drejt BE – së. /2L ONLINE/