Gjilani shënon ditë kulturore te Zvicres
/2L ONLINE/ – Në kuadër të programit për mërgimtarët, gjatë javës Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me OJQ “Agro Eko”, ka shënuar në mënyrë simbolike në Gjilan “Ditët Kulturore” të shteteve mike, duke filluar me Japoninë për të vazhduar me Amerikën, Gjermaninë, Austrinë, Norvegjinë, Suedinë, Danimarkën, Finlandën, ndërkaq gjatë natës së mbrëmshme e përmbyllëm me shënimin e Ditë Kulturore të Zvicrën.
Me rast kryetari Haziri ka falënderuar të gjitha shtete mike për atë që kanë bërë me dekada për Gjilanin, përmes investimeve të shumta dhe të ndryshme.
“Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj edhe njëherë somte shtetet mike që kanë bërë shumë për Gjilanin dhe Kosovën në përgjithësi, duke dhënë donacione dhe investime të mëdha, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë. Këto shtete dhe shumë të tjera që lista e tyre është shumë e gjatë kanërë që qytetarët tanë e përmes tyre bashkatdhetarët me djersën e tyre kanë sjellur në vendlindje financa të gatshme nga djersa e tyre për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve tanë në vendin tonë”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.
Haziri poashtu ka bërë me dije se aktivitetet per bashkatdhetarët dhe shtetet mike të Kosovës kanë hyr tashmë në kalendarin e datave të shënuara në Gjilan. /2L ONLINE/
