DYLON

Gjilani shënon 6 raste të reja me COVID-19, apelohet për respektim të masave

Gjilani shënon 6 raste të reja me COVID-19, apelohet për respektim të masave
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka shënuar edhe gjashte raste të reja pozitive me COVID-19, derisa një qytetar që ishte në hospitalizim në Spitalin e Përgjithshëm, ka ndërruar jetë sot.

Komiteti komunal, në mbledhjen e mbajtur të shtunën, ka vlerësuar gjendjen, derisa u konfirmua që situata është e menaxhueshme.

EkoHigjiena

Sipas këtij Komiteti, gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë brenda 5 muajve është: 666 të rezultuar pozitivë,  465 prej tyre janë shëruar, 173 raste janë aktive, derisa kanë ndërruar jetë 28 persona.

Në takim u bë e ditur se në hospitalizim janë 50 pacientë, ndërkohë që janë në pritje të rezultateve për 40 mostra.

Komiteti i Gjilanit ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID-19, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.