DYLON

Gjilani shënon 21 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Paqes

Gjilani shënon 21 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Paqes
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka shënuar sot me një aktivitet simbolik, Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ku ishin të pranishëm fëmijë të shkollëve që kanë lexuar thënie të figurave të njohura të botës për paqen dhe lirinë në përgjithësi.

Hanumshahe Rexhepaj, zyrtare për të drejtat e fëmijëve, ka thënë se sot së bashku me asamblenë e fëmijëve që është e përbërë nga nxënës të shkollave fillore dhe të mesme prej të gjitha komuniteteve kanë lexuar këto thënje dhe njëkohësisht kanë bartur mesazhin për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe një jetë më të mirë për të gjithë.

Kurse Olti Suliqi nga asambleja e fëmijëve ka potencuar rëndësinë e rritjes së fëmijëve në paqe të përbashkët dhe liri ku secili fëmijë ka të drejtë të shprehjes, shkollimit, shëndetit dhe një ardhmërie më të mirë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.